Lajme

Punëtoret e Monegos kërkojnë t’i rikthejnë në punë

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 10 December 2019

Me pankartat “Na riktheni vendet e punës” para Bankës Qendrore të Kosovës, kanë protestuar punëtoret e kompanisë Monego.

Kjo protesta ka ardhur pasi që disa ditë më parë BQK ka vendosur ta mbyll këtë bankë, shkruan Gazeta inFokus.

Përmes një komunikate për media kjo kompani ka deklaruar ky vendim është shqetësues për të ardhëm e 260 punëtoreve të Monego-s.

-Advertisement-

“Punëtorët e Monego-s dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për revokimin e licencës së kredisë konsumunese, emërimin e likuidatorit i cili ka mbyllur 33 degë të kompanisë, duke ngritur kështu shqetësimet për të ardhmen e 260 punonjësve në të gjithë Kosovën. Më shumë se 100 punonjës morën pjesë në protestë”, thuhet në komunikatë.
Rreth vendimi të BQK’së, punëtoret e kompanisë “Monegu” i janë drejtuar edhe Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, si dhe guvernatorit të BQK’së, Fehmi Mehmetit.

BQK të premten e kaluar kishte vendosur që “Monego” dhe “Lute Credit”, duhet të mbyllen me sepse kishin rrezikuar sigurinë kombëtarë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera