Lajme

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish në protestë

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 25 October 2021

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot do të protestojnë sërish para Qeverisë, shkruan Gazeta Infokus.

Nga Lotaria e Kosovës njoftohet se do të protestojnë me kërkesën për miratimin e Ligjit të Lotarisë së Kosovës, pasi që kanë mbetur peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019.

“Lotaria e Kosovës mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019, ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj“, thuhet në njoftimin e Lotarisë.

-Advertisement-

Kjo protestë do të mbahet në orën 11:00.

Punëtorët e lotarisë kanë protestuar edhe muaj më herët për t’i realizuar kërkesat e tyre./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera