Lajme

Punëtorët e KEK-ut, të pa kënaqur me ligjin e pagave

Autori: Anita Krasniqi 17:06 | 11 September 2019

Punëtorët e Korporatës Energjike të Kosovës (KEK) do të mbajnë protesta të enjten.

Sipas një njoftimi për media, Sindikata e Re KEK, thuhet se punëtorët e kësaj korporate janë të pa kënaqur me pagat që do t’i marrin me ligjin e ri që do të hyj në fuqi në dhjetor 2019, shkruan inFokus.

Për këtë arsyeje, rruga para Termocentralit Kosova A në ora 12 do jetë ë bllokuar nga këta punëtor.

-Advertisement-

“Të nderuar punëmarrës të KEK-ut sipas disa informacioneve që i kemi jo zyrtarisht në bazë të ligjit për paga këto do të janë pagat e punonjësve të KEK-ut.

Për këtë arsye në Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës nesër më 12.09.2019 organizon Protesta kundër këtij diskriminimi ndaj punëtorëve të KEK-ut”, thuhet në njoftim.

Në bazë të një dokumenti që posedon Sindikata e Re KEK, koeficienti më i ulët për punëtorët në KEK do të jetë 1.2 me shkollë fillore dhe më i larti 7, që e ka drejtori menaxhues.

Këtë vlerë të koeficientit Sindikata e vlerëson diskriminuese./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera