Punëtorët e KEK-ut nuk do të marrin qymyr (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 23 October 2018
Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka ndaluar dhënien e qymyrit si dhuratë për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com, të nënshkruar dje nga ministri Valdrin Lluka, thuhet se vendimi është marrë në kuadër të masave për mbrojtjen nga ndotja e ajrit.
Viteve të kaluara, KEK ka pasur traditë dhurimin e mesatarisht 10 tonëve qymyr për 4 mijë e 500 punëtorë.
Ndërkaq, në Prishtinë në vitet e fundit janë shënuar ndër vlerat më të larta të ndotjes së ajrit në botë.
Në shtator, minsitri Lluka kishte deklaruar për KALLXO.com se do të ndalonte dhëninen e qymyrit si dhuratë për puntorët.
Në një prononcim për KALLXO.com, Lluka tha se nëse një kërkesë e tillë vie nga bordi i KEK, ajo do të refuzohet nga MZHE.
“Qëndrimi im si Ministër i Zhvillimit Ekonomik është që të ndalohet dhënia si dhuratë e thëngjillit tek punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen një kërkesë e tillë nga unë personalisht do të refuzohet. Për arsye se ne kemi thënë edhe më herët se duhet ta përmirësojmë ambientin në Prishtinë sidomos. Djegja e qymyrit pa filtër shkakton probleme të mëdha”, kishte thënë Lluka
Ai theksoi se punëtorët e KEK tani kanë më pak arsye për kërkim të qymyrit si dhuratë pasi kanë marrë rritje rroge.
“ Reagimet janë të pritshme por duke konsideruar se punëtorëve të KEK-ut i janë rritur rrogat për 100 euro të gjithëve, atëherë kjo pak a shumë e lehtëson atë barrën. Mund të bashkëpunojmë me KEK-un që të gjejmë forma të tjera të zëvendësimit përshembull ndoshta qoftë edhe me subvencione me dru apo diçka të tillë por thëngjilli nga ana jonë nuk do të jetë asesi i pranueshëm”, tha Lluka.
Korporata Energjetike e Kosovës ende nuk ka marrë kërkesë nga punëtorët e saj për shpërndarje të qymyrit që ka qenë praktikë në vitet e kaluara. Ndarja e një sasie qymyrit për të gjithë punëtorët e korporatës në të kaluarën është bërë pas kërkesave të sindikatës së punëtorëve.Megjithatë, sipas KEK, një kërkesë e tillë për këtë vit do të shqyrtohej më në hollësi për shkak alarmit të ngritur për ndotjen e ajrit nga djegja e qymyrit për ngrohje.
Ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës në mars ishin mbledhur së bashku si një “task forcë” për të diskutuar në parandalimin e ndotjes së ajrit në Kosovë, gjendje kjo e cila ishte përkeqësuar gjatë stinës së dimrit sidomos në qytetin e Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...