Lajme

Punëtorët e KEDS-it qe tri ditë në grevë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 03 August 2018

Edhe punëtorët e KEDS-it në distriktin e Prizrenit i është përgjigjur pozitivisht grevës së paralajmëruar.

Federata e Pavarur Sindikale Elektrokosova përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se greva është mbajtur dhe çdo gjë ka shkuar në rregull.

Mos zbatimi i marrëveshjes kolektive dhe mos përmbushja e kërkesës për rritje pagash prej 150 euro sipas punëtorëve të KEDS janë arsyet kryesore të kësaj greve.

-Advertisement-

Ditë më parë kryetar i Federatës Sindikale të Pavarur “ElektroKosova”, Hysni Gashi paralajmëroj se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre në shtator do të hynë në grevë të përgjithshme.

“Kanë mbetur pa punë rreth 300 punëtorë. Momentalisht kemi probleme për mos zbatim të kontratës kolektive dhe mos realizim të kërkesës sonë për rritje të pagave. Ne kemi vendosur si Kryesi dhe apelojmë nga ZRRE që të ketë parasysh KEDS dhe KESCO për çështjen e punëtorëve. Nëse nuk arrihet marrëveshjet dhe nuk përmbushen kërkesat planifikojmë që në shtator të përgatitemi për një grevë të përgjithshme në nivel vendi nëpër distrikte”, ka thënë Gashi,/inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera