Punëtorët e KEDS-it hynë në grevë
Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 31 July 2018
Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova”, sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka bërë të ditur se menaxhmenti i KEDS-it nuk po e zbaton marrëveshjen kolektive dhe nuk ka përmbushur kërkesën e kësaj sindikate për rritje të pagave nga 150 euro.
Hysni Gashi, kryetar i Federatës Sindikale të Pavarur “ElektroKosova”, tha se do të organizojnë greva nga nesër nëpër distrikte, dhe sipas tij, nëse nuk përmbushen kërkesat, do të mbahen forma të protestës së përgjithshme nga shtatori i këtij viti.
Ai tha se kërkon nga menaxhmenti i KEDS-it dhe ZRRE-s që të punojnë ngushtë njëra me tjetrën, të gjejnë zgjidhjen dhe mënyrën e duhur që të zbatohet marrëveshja kolektive duke paguar përvojën e punës prej 0.5 për qind për vit dhe ngritja e pagave të bëhet konform rritjes së kostos.
“Kanë mbetur pa punë rreth 300 punëtorë. Momentalisht kemi probleme për mos zbatim të kontratës kolektive dhe mos realizim të kërkesës sonë për rritje të pagave. Ne kemi vendosur si Kryesi dhe apelojmë nga ZRRE që të ketë parasysh KEDS dhe KESCO për çështjen e punëtorëve. Nëse nuk arrihet marrëveshjet dhe nuk përmbushen kërkesat planifikojmë që në shtator të përgatitemi për një grevë të përgjithshme në nivel vendi nëpër distrikte”, theksoi Gashi.
Ndërsa, në Mitrovicë punëtorët e KEDS-it planifikojnë të mbajnë grevë nesër në distriktin e tyre.
Abdullah Veseli, nënkryetar i Sindikatës dhe kryetar i shoqatës në Mitrovicë, tha se protesta do të mbahet nga ora 8.30 deri 9.30. Ndërsa, Ahmet Hyseni kryetar i shoqatës distrikti në Prishtinë, tha se sindikata e regjionit të Prishtinës, paralajmëron grevë në vendet e punës prej ditës së enjte ose më 2 gusht në Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Drenas.
Fehmi Pajaziti, nënkryetar i Federatës, tha se ish-punëtorët e KEK-ut, tash punëtorë të KEDS-it, nuk kanë pasur rritje të pagave që prej vitit 2008, andaj me mirëkuptim kërkon zbatimin e kërkesave të tyre./
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...