Lajme

Punëtorët e KEDS dhe KESCO fillojnë grevën, kërkojnë rritje të pagave prej 100 euro

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 11 May 2022

Me pankartat “Çmimet në qiell e pagat përtokë”, “Paga të dinjitetshme” punëtorët e KEDS-KESCO kërkuan paga më të larta.

Kjo grevë do të zhvillohet tri ditë, ku secilën ditë do t’i shtohet një orë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur ElektroKosova “KEDS-KESCO”, Ahmet Hyseni tha se sot greva po mbahen në të gjitha distriktet në Kosovë.

-Advertisement-

Sipas tij, këto greva do të vazhdojnë deri të ditën e premte dhe kërkesë kryesore e tyre është rritja e pagës së punëtorëve për 100 euro.

Ai tha se mjaftueshëm kanë mirëkuptuar edhe për shkak të krizës energjetike, por nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“Siç ju kemi lajmërua për greve, sot greva veç po fillon. Sot do të fillojmë nëpër të gjitha distriktet dhe nën distriktet. Sot i kemi thirre të gjithë punëtorët me ardhë nëpër distrikte, siç është distrikti i Prishtinës që e ka nën distriktin e Pejës, nën distriktin e Podujevës, Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës, kështu që dita e parë do të fillojë kështu nëpër krejt Kosovën, distriktet dhe nën-distriktete nëpër vendet e veta. Greva është tri ditëshe, sot do të fillojmë më një orë, nesër me dy orë, pasnesër me tri orë. Po presim që me na thirre më bisedu, nëse s’na ftojnë të premten do të ulët këshilli për të biseduar çka më tutje”, tha ia.

Greva do të zhvillohet për tre ditë me rradhë:

11 Maj, 08:30-09:30

12 Maj, 08:30-10:30

13 Maj, 08:30 – 11:30.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera