Lajme

Punëtorët e gjyqësorit në grevë?

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 04 January 2018

Sindikata e punëtorëve të Judikaturës së Kosovës është në fazën përfundimtare të konsultimeve lidhur me hyrjen në grevë.

Lajmin për Kallxo.com e konfimoi kryetari i sindikatës Asllan Rusinovci i cili tha tha se greva është e pashmangshme ndërsapërmendi tri kërkesa të punëtorëve .

“Kërkesa e parë ka të bëjë me rritjen e pagave për punëtorët e judikaturës ( jo gjyqtarët dhe prokurorët por admnistratën) sepse rritja e paralajmëruar prej vetëm 4% është e papranueshme. Kërkesa e dytë ka të bëjë me ndryshimin e koeficientit të pagave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku nuk janë përfshirë të gjithë punëtorët por vetëm kategori të caktuara dhe kërkesa e tretë ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për punëtorët”, tha ai.

-Advertisement-

Rusinovci tha se sot kanë një takim në Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe sot ose nesër do të merret një vendim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera