Lajme

Punëtorët brenda ndërtesës në Mitrovicë derisa eskavatori ka nisur rrënimin

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 02 June 2018

Derisa objekti banesor 11 katësh i ndërtuar pa leje në Mitrovicë po rrënohet, në katet e tij shihen disa punëtorë që po ndërtojnë.

Në disa pamje nga vendi i ngjarjes, shihet eskavatori duke rrënuar poshtë, ndërsa punëtoret duke punuar lartë në ndërtesë, që tregon se si duket pronari i objektit nuk ka hequr dorë ende, shkruan gazetametro.

Ndërkohë, para fillimit të rrënimit të objektit kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe pronari i objektit të ndërtuar pa leje, patën një bisedë.

-Advertisement-

Mirëpo, pronari i objektit nuk ia doli të bindë kryetarin Bahtiri që të mos realizojë aksionin e rrënimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera