Lajme

Punëtores së Elkosit i grabiten 10 mijë euro në Fushë Kosovë, flet Ramiz Kelmendi

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 26 October 2020

Grabitësit thyejnë dritaren e një veture, vjedhin rreth 10 mijë euro afër një bankë në Fushë Kosovë. Copëzat e dritares së veturës ende ka mbetur këtu. Kjo pasi që u godit nga dy grabitës, këtu pranë një banke në Fushë Kosovë.

Cak i tyre ishte një një punëtore e “Elkos Group” që për synim kishte të dorëzonte paratë në bankë. Ndërsa grabitjen nuk ka arritur ta parandaloj as një punëtor sigurimi që ishte në veturë me zyrtarën e kësaj komapne.

“ Mëngjesin e së Hënës ka ndodhur një grabitje këtu pranë objektit të ‘’Raifasen Bank në Fushë Kosovë’’. Dyshohet se dy persona kanë grabitur një shume të konsiderueshme parash nga një punëtore e Elkosit. Ajo ishte duke i dorëzuar këto para në bankë”.

-Advertisement-

Pas këtij akti dy grabitësit kanë arrit të marrin kutinë me të holla, që punëtorja e “ Elkos Group” po e mbante në dorë.

Ngjarja kishte ndodhur rreh orës 09:00.

Ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën Nëna Terezë, në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.

Pas kësaj, grabitjes u larguan nga vendi i ngjarjes me një veturë në drejtim të panjohur.

Ndërkohë, rreth kësaj ngjaje ka folur edhe pronari i ELKOS Grup, Ramiz Kelmendi.

Ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

“E kanë plaçkitë, këta janë marrë obligim të gjitha objektet që shesin me kesh i dërgojnë paratë në bankë, edhe kur janë parkirat para bankës kanë sulmuar makinën kanë thyer xhamin dhe ja kanë marrë mjetet që kjo i ka përgatit me i depozitua”, Ramiz Kelmendi, pronar “Elkos Group”

Klemendi ka thënë për T7, se intervenimi i Policisë ishte i vonshëm.

“Ma e keqja është që punëtorët e sigurimit kanë vazhduar ti ndjekin nga distanca dhe kanë komuniku me policinë në telefon, por nga Fusha Kosova deri në Obiliq ata kanë shkuar mbrapa dhe askush nuk ka ardhë në veprim. Shumë vonë, dhe pastaj kështu i motivojnë grabitësit që të grabisin”

Rastin e kanë konfirmuar edhe Polica, duke thënë se janë duke e hetuar atë.

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes”

T7, mëson se grabitësit kanë marrë një shumë prej rreth 10 mijë euro, ndërsa disa nga këto mjete kompania i kishte destinuar për të paguar tatime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera