Lajme

Punësohet në ministri pasi dështoi të bëhet kryetare komune

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 28 November 2018

Në zgjedhjet e fundit, Arta Ahmeti ishte kandidate për kryetare të komunës së Drenasit.

Ajo nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për këtë pozitë por duket që partia për të cilën ajo garoi nuk e ka harruar, shkruan Gazeta inFokus.

Ahmeti së fundi është punësuar në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

-Advertisement-

Këtë e ka bërë të ditur vet anëtarja e AAK-së përmes një postimi në facebook.

Punësimi në ministri pas dështimeve nga zgjedhe lokale apo parlamentare është bërë zgjidhje e shpeshtë në vend./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera