Punë me përkushtim dhe atmosferë e mirë në Kombëtaren A

Autori: Gazeta inFokus
19:07 | 04 September 2018
Me seriozitetin më të madh shtabi teknik dhe futbollistët e Kombëtares A i kanë marrë dy ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve. Mbajtja e dy seancave brenda ditës flet për përkushtimin dhe zellin që po mbretëron brenda grupit, shkruan GazetaFokus.
Trysnia në lojë ndaj kundërshtarit, bashkëveprimi i reparteve, gjuajtjet e lira dhe ato nga pika e bardhë ishin disa nga elementet e stërvitjes së paradites dhe ato të pasdites. Gjatë dy stërvitjeve vërehej një atmosferë dhe disponim i mirë në Kombëtare që jep shpresa për rezultate të favorshme.
Gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas mjekut të ekipit dr. Murat Jashari është e mirë e stabile dhe futbollistët tash për tash janë të gatshëm për lojë. Nesër do të zhvillohet stërvitja e fundit para udhëtimit në Azerbajxhan dhe nis në orën 11.00. Pas stërvitjes së parë disa nga futbollistët u shprehën:
Kushtet për stërvitje janë të mira. Ekipi është mjaft mirë , po punohet me shumë përkushtim dhe unë besojë në rezultate të mira. Jam plotësisht i gatshëm për këto dy sfidat e para të Ligës së Kombeve. Do të japim maksimumin nga vetja duke qenë se vetëm si lider i grupit mund të kualifikohemi.
Kemi punuar dje dhe sot dhe do të punojmë edhe në vazhdim në kushte jashtëzkonisht të mira që këto dy ndeshje të jenë në favorin tonë. Kemi ekip të mirë dhe vet jam në gjendje të mirë psiko-fizike dhe goli që shënova këtë fundjavë për skuadër me ka motivuar edhe më shumë.
Jemi duke u përgatitur maksimalisht në kushte të mira. Atmosfera e punës është e mirë. Të gjithë e dimë rëndësinë e garës prandaj në së cilën ndeshje do të japim më të mirën të mundshme. Unë shpresojë se kemi gjasa jashtëzakonisht të mira për të ecur tutje.
Përgatitjet po shkojnë mirë kjo është dita e dytë dhe do të kemi edhe dy stërvitje deri në ndeshjen kundër Azerbajxhanit dhe e dimë çka duam. Jemi plotësisht të koncentruar dhe besojë se do të dalim fitues dhe jemi të vetëdijshëm që vendin i parë në grup shkon tutje. Jam i gatshëm të jap kontributin tim maksimal.

Të tjera
-
Policia arreston dorasin e dyshuar për vṛḁsjen në Vushtrri
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar B.D., 19-vjeçar, si i dysh...
-
Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin për motin në Ko...
-
Abdixhiku nga Podujeva: Takoj, falënderoj – me njerëzit e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me qy...
-
E trishtë: Ky është i riu që mbeti i vrḁṛë në Vushtrri, del fotografia e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur ...
-
E rëndë: Ky është burri që mbeti i theru*r në Mitrovicë
Një përleshje mes disa personave ka përfunduar me therje me thikë mbrëmjen e ...
-
Osmani pas triumfit të “dardanëve”: Kosovë, vazhdo të shkëlqesh kudo
Kombëtarja e Kosovës ka shkruar sonte histori, duke e fituar edhe duelin e kt...
-
Policia jep detaje për vṛḁsjen në Vushtrri
Një inicdent me të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 20:35, ku si...
-
111 mjekë braktisën Kosovën në vitin 2024
Gjatë vitit 2024 nga Kosova janë larguar 111 mjekë. Sipas Pleurat Sejdiut,...
-
Një këndvështrim ndryshe për diasporën shqiptare: Punëtorë, të suksesshëm dhe krenaria e atdheut
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka ndarë një përjetim personal nga vizitat që po bën ...
-
Ky është 18-vjeçari që mbeti i vrḁṛë në Vushtrri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Mitrovicë, ku një person është gjetur...
-
Dalin pamje të reja nga vendi ku dyshohet se mbeti një i vrḁrë në Vushtrri
Një person dyshohet se është vrarë mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vushtrri...
-
Vushtrri: Pamje nga vendngjarja, një person i shtrirë në tokë
Një person dyshohet se është vrarë mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vushtrri...