Sport

Punë e kryer: Man Utd befason me përforcimin e ri

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 02 June 2018

Mesfushori i Shakhtar Donetskut Fred është i vendosur t’u nënshtrohet testeve mjekësore me Manchester Unitedin, raporton Daily Mail.

Djajtë e Kuq janë të vendosur të mundin Manchester Cityn për nënshkrimin e brazilianit, me një tarifë fillestare prej 43 milionë dollarësh të rënë dakord midis dy klubeve.

LEXO EDHE: Behar Maliqi në bisedime me këtë skuadër

-Advertisement-

Fred – i cili është në Angli këtë fundjavë për ndeshjen e Brazilit me Kroacinë, tani do të përfundojë fazat finale të transferimit të tij përpara se të nis  Kupa e Botës në Rusi. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera