Puna që po e hanë çdo muaj nga një njeri në Kosovë
Autori: Anita Krasniqi 09:56 | 01 May 2019
Vetëm javën e kaluar Kosova humbi dy të rinj në vendin e punës.
E një 23 vjeçar në Prishtinë, të premten, u rrëzuar nga ndërtesa në të cilën punonte për të siguruar kafshatën e gojës. Për fat të mirë i riu shpëtoi vetëm me lëndime, shkruan Gazeta inFokus.
Por një 28 vjeçar nuk pati fat të njëjtë.
Djali nga Mitrovica gjatë renovimit të objektit të ish-hotel “Adreatikut”, kishte mbetur i ngujuar nga rrënojat e objektit. Ai kishte qëndruar për rreth gjashtë orë në atë gjendje.
E njësoj si ky i fundit pësuan edhe tetë të tjerë këtë vit.
Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, për Gazetën inFokus ka thënë se për cdo muaj të vitit 2019 ka humbur jetën nga një person në vendin e punës.
“Deri më tani në vendin e punës kanë humbur jetën 8 punëtorë. Gjendja e punëtorëve në sektorin privat për çdo ditë është duke u përkeqësuar i të vdekurve në vendin e punës është duke u rritur dhe duke u nisur nga ajo që edhe njerëzim më pesimist po e shohin se shteti nuk po ndihmon”, ka thënë Azemi.
Sipas tij sektori i ndërtimtarisë po merr jetë më së shumti.
Ndërsa Florent Spahija nga KDI për këtë ka fajësuar shtetin.
Ai për gazetën inFokus ka thënë se monitorimi i inspektorëve në vendin e punës do të parandalonin një numër aq të madh të vdekjeve në vendin e punës.
“Gjatë vitit të fundit kemi pas shumë lëndime por edhe shumë vdekje në punë për pasojë kryesisht e mos mbikëqyrjes nga ana e punëdhënësit e më pas mos mbikëqyrje nga ana e shtetit përkatësisht inspektoratit të punës në lidhje me kushtet e punës. Kosova është vend i vogël dhe me një numër më të madh të inspektorëve në monitorimin e vendeve të punës se si dhe sa po respektohen të drejtat do të parandaloheshin një numër i madh i vdekjeve por edhe lëndimeve”, ka thënë Spahija.
Vetëm 42 inspektor në gjithë Kosovën
Ndërkohë janë vetëm 42 inspektor që mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës.
Kryeinspektori Basri Ibrahimi ka thënë se ka një numër të vogël të inspektorëve prandaj e ka të vështirë të bëjë inspektimin e të gjitha bizneseve.
Ai shtoi që të dënohen punëdhënësit por të vetëdijesohen në raport me punonjësit
“Gjatë kësaj periudhe kohore, IP ka pasur të angazhuar 42 Inspektorë të Punës. Në fakt ky është numër shumë i vogël për mbikëqyrje efektive dhe efikase të legjislacionit që bie në kompetencë të Inspektoratit të Punës dhe rrjedhimisht kjo është edhe sfida më e madhe e këtij institucioni. Për më tepër, IP ballafaqohet edhe me mungesë të stafit mbështetës profesional, pastaj të kapaciteteve logjistike dhe infrastrukturore, etj”, është shprehur Ibrahimi.
Viti 2018 ka shënuar rekord për numrin e vdekjeve në vendet e punës ku 23 punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve të projektit afër fshatit Gllarevë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e ...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...