Lajme

Pulmologu Baca tregon se a duhet të përdoren antibiotikët kur jeni të infektuar me COVID-19

Autori: H. Smajli 09:49 | 23 September 2021

Një temë që është ngritur kohëve të fundit e që nuk po arrihet një kompromis as në mes të ekspertëve shëndetësorë është se a duhet apo jo të përdoren antibiotikët nga personat që janë të infektuar me COVID-19.

Pulmologu Skënder Baca në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus, ka thënë se në rastin e viruseve të veçanta siç është edhe COVID-19, antibiotikët mund të përdoren.

Sipas tij duke qenë se në të gjithë botën, është përdorur në terapi edhe antibiotiku mund të përdoret edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Koronavrusi është një virus i veçantë. Analogjia në mes të koronavirusit në aspektin mikrobiologjik për antibiotikë nuk qëndron si të tjerët. D.m.th. duhet të përdoren. Absolutisht duhet të përdoren. Edhe në fund të fundit nëse e gjithë bota e përdor e ata që hezitojnë duan ma shumë se na me i përdor antibiotikët pa nevojë edhe atje nuk mund të blihen. Nëse ata i përdorin dhe shkenca thotë që mund të përdoren atëherë nuk ka problem”, ka thënë ai.

Derisa Pulmologu ka treguar edhe arsyen pse nga disa ekspertë shëndetësorë po deklarohet se antibiotiku nuk ndikon asgjë në përmirësim e gjendjes kur jeni të infektuar me COVID-19.

“Një fatkeqësi e jona është që ne nuk kemi tubime mjekësore apo tryeza për të diskutuar që të analizohet koronavirusi në aspektin multidisiplinor. Tjetër është epidemiologët qysh e perceptojnë këtë problem tjetër është klinicisti por ata duhet të bashkohen dhe të diskutojnë për këtë punë. Në mikrobiologji bakteret në përgjithësi ndahen në të zakonshme dhe atipike. Ato atipike kërkojnë antibiotikë të posaçëm. Këtu është dallimi në terapi që ndodh edhe me koronavirus. Pra krejt viruset, p.sh fruthi ose kolla e keqe. Koronavirusi është një virus i veçantë po e zëjmë në thonjëza atipik. Do të thotë që ne edhe studentët i mësojmë që antibiotikët nuk ndikojnë në virus”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Në vazhdim mund ta ndiqni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera