Lajme

Puigdemont nën presion para fjalimit në Parlamentin katalunas

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 10 October 2017

Udhëheqësi i Katalonisë Carles Puigdemont, po përballet me një presion në rritje për të hequr dorë nga planet për të t’u shkëputur nga Spanja p para fjalimit kryesor në parlamentin rajonal.

Ka pasur spekulime se ai mund të shpallë një deklaratë të njëanshme të pavarësisë pas referendumit të mbajtur, transmeton KosovaPress.

Franca dhe Gjermania kanë shprehur mbështetjen për një Spanjë të bashkuar. Para fjalimit të Puigdemont në Parlamentin katalanas të martën në mbrëmje, kryetarja e bashkisë së Barcelonës Ada Colau, i ka kërkuar të mos e deklarojë pavarësinë dhe i bëri thirrje kryeministrit të Spanjës Rajoy të përjashtojë kontrollin e drejtpërdrejtë nga Madridi. “Unë kërkoj nga ta të mos marrin ndonjë vendim që mund të shkatërrojë mundësinë e ndonjë hapësire për dialog dhe ndërmjetësim”, tha Colau. “Ky është akti më i guximshëm që ata mund të bëjnë tani”, ka shtuar ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera