Lajme

Puç”, “kontrabandim i ligjeve”, Besnik Tahri thotë se pushteti po thërret seancë të Kuvendit në pikë të natës, pa i respektuar procedurat

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 05 Dhjetor 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sonte “po ndodhë puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë”.

Kjo pasi thotë se partia në pushtet ka thirrur seancë të jashtëzakonshme duke mos i respektuar procedurat.

“Sonte po ndodhë puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë! Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të respektojë procedurat e rregullta të thirrjes së seancave parlamentare. Shmangia nga logjika normale parlamentare në pikë të natës, pa asnjë urgjencë është puç parlamentar dhe kontrabantim i Ligjeve pa konsultimet që i ka obligim ti bëjë Kuvendi”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Në emailin që iu ka arritur deputetëve thuhet “Seancë e Jashtëzakonshme dt 05:12:2024, ora 20:10, ndërsa ftesat janë dërguar nga Kryetari i Parlamenti Glauk Konjufca.

Si agjendë përmendet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Gjykatën administrative.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy