Lajme

Publikon fotografin e nënës së tij në gjendje të rëndë nga Infektiva: Turp për ata që s’mbajnë maskë

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 14 July 2020

Një qytetar ka postuar një fotografinë të rëndë të nënës së tij nga Klinika Infektiva në Prishtinë, duke njoftuar se tash e tri javë ajo po qëndron në përkujdesje intensive, dhe se mos mbajtja e maskës është turp.

Një qytetar ka publikuar një fotografi të nënës së tij duke bashkangjitur një mesazh senzibilizues se përse duhet mbajtur maskën dhe t’i respektojmë masat kundër koronavirusit.

Ndërsa ka thënë se njeh shumë të tjerë që janë në gjendje shumë të rëndë./gazetametro/

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Shkruan nje qytetar nga Klinika Infektive ne Prishtine!😢

Per ata qe hala kane dyshime…

KJO FOTO NUK OSHT’ N’ITALI!
Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim intenziv!
me dale neper qytet pa maske, duhet me t’ardhe turp!
Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid!

Ka shume raste aktive, prandaj duhet kujdes i shtuar, jo panike, por menagjim dhe shume KUJDES!

Per te gjithe ata qe m’kane shkrujte, nana ka sheja t’vogla t’permiresimit, por shpresa jone osht’ e madhe!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera