Rozë

Publikohet video: Momenti kur Enca aktron në ‘I love Tropoja’ do t’ju shkrijë

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 10 January 2020

Teksa të gjithë po presin me padurim 29 Janarin, dita kur do të mbahet premiera e “I love Tropoja”, Ermal Mamaqi po na i shton edhe më shumë kuriozitetin mbi këtë film me videot që publikon.

Ditën e sotme Ermali ka zbuluar një pjesë kur ai aktron bashkë me Encën për të cilën është shprehur se ka mbetur i mahnitur nga talenti i saj në aktrim.

Në këtë pjesë të filmit, Ermali dhe Enca shfaqen të ulur në një kafene teksa Enca i drejtohet: “Landi mos fol kështu, fakti që ti ke vetëm 236 followers nuk domethënë që ti nuk vlen”

-Advertisement-

“Ja e sheh sa e mirë je, je kaq naive. Ti vërtet meriton një më të mirë se unë”, i thotë Ermali dhe pas kësaj vjen batuta e Encës e cila ia kthen: “Landi po të gjithë këta me shumë followers janë gej”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera