Lajme

Publikohet VIDEO e një stuhie diellore, grimca me shpejtësi 825 km për sekondë në drejtim të planetit tonë

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 16 July 2017

Sateliti Esa/Nasa Soho ka filmuar momentin e një stuhie diellore, me grimca të mëdha nga kurora e diellit, në drejtim të planetit tonë.

Hedhja e grimcave (një tip plazme që lëviz me shpejtësi 825km/sek), teksa bie në kontakt me atmosferën tonë do të krijojë sipas parashikimeve të NOAA, një stuhi gjeomanjetike në datat 16 dhe 17 korrik.

Fenomeni e ka origjinën nga njolla diellore AR2665, e cila në ditët e kaluara është bërë e dukshme edhe nga Toka.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera