Lajme

Publikohet sondazhi i fundit: Memli Krasniqi politikani më i afërt me të varfrit

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 15 September 2022

Memli Krasniqi është politikani më i afërt me të varfrit dhe punëtorët në Kosovë.

Të paktën sipas lexuesve të Nacionales në Viber.

Në një sondazh të publikuar sot gjatë ditës, rezultati ka dhënë fitues kreun e Partisë Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Sipas së njëjtës matje, del se Krasniqi për pak vota është para të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Saktësisht, 38% e të anketuarve në sondazhin gjegjës besojnë se Memli Krasniqi është më i afërti me këto kategori.

Ish-ministri i kulturës e i bujqësisë mori 377 nga 971 vota në total.

Lumir Abdixhiku ndërkaq, si i dyti mori 331 vota, apo 34% të totalit të përgjithshëm

Top 3-shen e përmbyll Ramush Haradinaj.

Është interesant fakti se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti mori vetëm 49 vota, apo 5%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera