Lajme

Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 11 June 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas MSH-së për 24 orë 15 persona të prekur nga ky virus janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 51.

-Advertisement-

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 281 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240.

Në total numri i rasteve aktive është 46“, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera