Lajme

Publikohet raporti për integritetin e sigurisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:48 | 28 May 2018

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot mban konferencën me temë “Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit në Institucionet e Sigurisë në Kosovë (Policinë e Kosovës)”.

Në kuadër të kësaj konference do të bëhet publikimi raportit monitorues dhe vlerësues i QKSS që trajton integritetin në sektorin e sigurisë në Kosovë për periudhën një vjeçare prej Tetor 2017 deri në Maj 2018 si dhe rezultatet e hulumtimit në terren mbi perceptimet e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës. Qëllimi i kësaj konference është nxitja e diskutimeve lidhur me sfidat dhe prioritetet e ndërtimit të mekanizmave të qëndrueshëm të integritetit në sektorin e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek çështjet më të ndjeshme të integritetit në PK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera