Lajme

Publikohet raporti i fundit për rastet me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 09 April 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, ku ka njoftuar se për një ditë janë shënuar 28 raste të reja, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu kjo ministri ka njoftuar se është shënuar një rast i vdekjes.

Ndërkaq, nga ky virus janë shëruar 30 persona.

-Advertisement-

“Nga 928 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030.
Në total numri i rasteve aktive është 541“, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera