Lajme

Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 21 April 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, ku ka njoftuar se për një ditë janë shënuar 19 raste të reja, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu kjo ministri ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, nga ky virus janë shëruar 21 persona.

-Advertisement-

“Nga 879 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.349.

Në total numri i rasteve aktive është 434.″, thuhet në raportin e MSH-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera