Lajme

Publikohet raporti i fundit i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ka të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 18 January 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërkaq gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 720 raste të reja, kurse janë shëruar 159 persona nga ky virus.

“Nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.

Në total numri i rasteve aktive është 5.678.”, thuhet në raportin e MSH-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera