Lajme

Publikohet raporti i Bankës Botërore, pandemia “gjunjëzoj” ekonominë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 27 April 2021

Ekonomia e Kosovës ka pësuar një rënie prej 6.9 për qind në vitin 2020.

Mos ardhja e diasporës në Kosovës, rënia e investimeve ndikojë në këtë ulje, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu bënë të ditur raporti i fundit i publikuar nga Banka Botërore, për Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-

“Ekonomia e Kosovës regjistroi tkurrjen e saj të parë nga shpallja e pavarsisë. Nga 2009 në 2019 rritja ishte mesatarisht 3.6 për qind. Në vitin 2020, aktiviteti ekonomik u tkurr me rreth 6.9 për qind, kryesisht për shkak të një rënieje prej 51 për qind në eksportin e shërbimeve të udhëtimit, që ndërlidhen me diasporën, si dhe rënies së investimeve”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti masat e marra nga Qeveritë ndihmuan në parandalimin e përkeqësimit të situatës.

“Masat e politikave mbështetëse, së bashku me rritjen e remitencave dhe eksportit të mallrave, zbutën tkurrjen. Eksportet e mallrave amortizuan rënien; ato u rritën me 21 për qind—të nxitura nga kërkesa më e lartë”, bëhet ditur në raportin e Bankës Botërore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera