Lajme

Publikohet poezi e rrallë e heroit Agim Ramadani

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 19 August 2022

Bashkëshortja e Heroit Agim Ramadani, Shukrija, ka shpërndarë një poezi tejet prekëse të shkruar nga heroi, shkruan Gazeta Infokus.

Padyshim se Heroi Agim Ramadani, mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, i cili përveç pendës, ishte edhe mjeshtër i artit luftarak, të cilën e dëshmoi me rënien e tij në altarin e lirisë, duke u prirë njësiteve të UÇK-së, në thyerjen e Kufirit shqiptaro-shqiptar.

Në vargun e fundit të poezisë së titulluar “Kur të kthehem asgjë nuk do të jetë siç ishte më parë…”, heroi Katana sikur parandjen se nuk do të kthehet më.

-Advertisement-

Poezia plotë e heroit Agim Ramadani:

“Kur të kthehem asgjë nuk do të jetë siç ishte më parë…”

Kur të kthehem

Asgjë nuk do të jetë

Siç ishte më parë

Kur të kthehem

Sa do të jem i vetes

Nuk e di

Qentë e lagjes

Në mua do vërsulen

S’do të më njohë askushë

Njerëz tjerë do të jenë

Njerëz të gjakut tim

Kur të kthehem

Edhe Unë do të jem ndoshta

Një jetë tjetër.

Komandanti, Agim Ramadani u vra më 11 prill të vitit 1999 në Betejën e Kosharës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera