Kulturë

Publikohet për herë të parë një fotografi e 4 ushtarakëve shqiptarë para 106 vjetësh

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 04 December 2018

Me rastin e 106 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka publikuar në Facebook një fotografi për të cilën thotë se po publikohet për herë të parë.

Në të janë 4 ushtarakë shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë më 1912.

“Dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Forcat e Armatosura të Shqipërisë u krijuan në 4 dhjetor të 1912, pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptar në Vlorë. Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja.

106-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura e gjen këtë forcë anëtare në NATO, duke shërbyer në misione paqeruajtëse në botë përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera