Lajme

Publikohet pasuria e LDK-së për vitin 2023

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 15 March 2024

Lidhja Demokratike  e Kosovës e ka mbyllur vitin 2023, me pasuri afatgjate mbi 27 mijë euro.

Këtu përfshihet vlera e tokave, objekteve dhe pajisjeve që i posedon kjo parti politike.

Ndërkaq për sa i përket pasurive afatshkurta, në raportin financiar të kësaj partie thuhet se i kanë gjithsej 10 mijë e 968 euro. Këtu përfshihen paraja dhe ekuivalentët e parasë.

-Advertisement-

LDK-ja ka paraqitur edhe detyrimet afatgjata dhe afatshkurtra në këtë raport.

Për sa i përket detyrimeve afatgjata, LDK-ja ka gjithsej 54.735.73 euro borxhe. Prej tyre 27.276.39 euro i takojnë kategorisë huatë e pagueshme, teksa 27.459.34 të hyra të shtyra.

Ndërkaq, tek detyrimet afatshkurtra, LDK-ja ka deklaruar 256.217.30 euro.

Tek raporti financiar i LDK-së që sot e publikoi KQZ-ja janë paraqitur edhe të hyrat dhe shpenzimet e partisë.

Nga buxheti i shtetit, LDK-ja pati të hyra në vlerë 525 mijë euro.

Nga anëtarësi vitin e kaluar s ‘pati të hyra.

Ndërkaq vlera e donacioneve dhe kontributeve në të holla kapi vlerën 39 mijë e 483 euro.

Gjithsej të hyrat e kësaj partie shkuan në 723.169 euro.

E tek shpenzimet, për paga dhe kompensime LDK-ja pagoi 276 mijë e 504 euro, për shpenzime të transportit u paguan 22 mijë e 704 euro, ndërkaq për reklama e konferenca 64 mijë e 856 euro.

LDK shpenzoi edhe për blerjen e mallrave e shpenzime të tjera.

Gjithsej shpenzimet e kësaj partie vitin e kaluar shkuan në 431 mijë e 824 euro

KQZ-ja ka theksuar se këto raporte janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera