Lajme

Publikohet një fotografi e Trumpit që po e çmend internetin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 05 July 2017

Kanë shpërthyer shakatë në rrjetet sociale me një fotografi të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në të cilën presidenti shihet duke luajtur tenis.

Presidenti amerikan rregullisht i josh kritikët gjatë ditëve të pushimit, veçanërisht në fushën e vet të golfit “Mar-a-Lago” në Florida. Trump e kishte kritikuar ashpër ish-presidentin Barack Obama për kalimin e kohës në fushat e gjelbra, por ai vetë i ka kaluar 35 ditë nga 164 prej se është bërë president, në fusha të tilla, transmeton Express.

Në të kaluarën, miliarderi nga Nju Jork kishte luajtur shpesh edhe tenis në shtëpinë e vet në Florida.

-Advertisement-

Një fotografi e shkrepur më 13 shkurt të vitit 2010, e kishte kapur këtë rast, dhe vetëm tani është publikuar.

Megjithatë, nuk ishte forehandi i jashtëzakonshëm i Trump që ra në sy të përdoruesve të internetit. Në rrjetet sociale, njerëzit kurrë nuk lodhen së komentuari, siç është edhe rasti i kësaj fotografie, ku shorcet e bardha transparente të Trumpit ia vejnë në dukje brekët e presidentit.

Për më shumë shikojeni fotografitë gallatë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera