Lajme

Publikohet një fotografi e rrallë e Hysni Gucatit, i plagosur rëndë gjatë luftës

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 25 September 2020

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Gjykata Speciale, nën dyshimin se njëjti ka penguar sistemin e drejtësisë, raporton GazetaBlic.

Pas arrestimit të tij dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, kanë reaguar krerë të shtetit, deputetë dhe qytetarë të tjerë.

Një reagim e ka bërë në Facebook edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj. Ky i fundit ka publikuar edhe një foto të rrallë të Gucatit, ku ai shihet i plagosur rëndë gjatë luftës.

-Advertisement-

“I nderuari Mik, Bashkëluftëtar dhe Kryetarë i OVL UÇK -së, përveç plagëve të rënda që more gjatë luftës tash edhe një herë tu desh të sakrifikohesh në mbrojtje të fjalës së lirë në inters të vendit. Mund ta marr me mend se plagët e ditëve tê sotme janë pothuajse po aq të dhimbëshme sa ato që more nga pushtuesit gjatê luftës, sepse tani u arrestove gjoja në emër të “drejtësisë” nga Gjykata selektive që e votuan disa servil dhe të paditur e që pêr fat të keq disa nga ta dje i shihnim si shokë e miq,por kur u bënë deputet e veshën me pushtet nuk ishin më ashtu siq i kishim njohur ??? !!! Uroj e besoj që do dalësh faqebardhë e i fortë siq ishe gjithnjë, tu kthehesh femijëve, familjes ,shokëve e veçanarisht Nanës Fatë e Babës Avdullah që edhe ashtu për shkak të moshës e sidomos vajtjeve që pêrjetuan të presin të kthehesh sa mê shpejt. Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook./GazetaBlic

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera