Rozë

Publikohet fotografia e parë e Vali Corleones pas lirimit nga burgu

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 12 May 2021

Prince Valentino Corleone, i njohur ndryshe si Vali Corleone, është dënuar me 5,200 euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe atë të posedimit të paautorizuar të substancës narkotike.

Fillimisht, i akuzuari Corleone u dënua me 1,600 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, kurse me 6 muaj burgim dhe 800 euro gjobë për posedim të narkotikut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo me kërkesë të mbrojtëses së tij, avokates Adelina Sherifi, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë në shumën prej 2,800 euro. Kësisoj, për posedim të narkotikut Corleone u dënua në total me 3,600 euro gjobë.

-Advertisement-

Ndërsa tani është publikuar fotografinë e parë e tij pas lirimit, ku shihet pranë makinave të tij luksoze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera