Lajme

Publikohet foto e rrallë e “Calit” me dëshmorët Bahri Fazliu e Agron Rrahmani

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 16 December 2022

Së fundi është publikuar një foto nga Indeksonline, ku shihen Sali Mustafa, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani, të cilët ishin shokë, miq e vëllezër të armëve. 

Agron Rrahmani e Bahri Fazliu janë dëshmorë të kombit e heronj të Kosovës, kurse Sali Mustafa komandant i gueriljes së Prishtinës “BIA” të UÇK-së, që ishte shkurtim i emrave të tre shokëve të tij dëshmorë Bahri Fazliu Ilir Konushevci e Agron Rrahmani. 

-Advertisement-

Sali Mustafa i njohur si komandant Cali, u dënua sot nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte më 26 vite burgim. 

Kush ishte komandant Cali? 

Sali Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës. 

Ai ishte arrestuar nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1993, dhe ishte dënuar me 5 vjet burgim për organizim të kryengritjes së armatosur. 

Pasi përfundon dënimin me burgim, në gusht të vitit 1997 Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës. 

Mustafa ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja “BIA” deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut. 

Mustafa ka qenë bashkëveprimtar dhe mik i shumë figurave historike siç janë Bahri Fazlia, Agron Rrahmani, Ilir Konushevci, Raif Qela, Fatmir Humolli, Isa Kastrati.

Pas përfundimit të luftës, ai vazhdoi misionin e tij për ndërimin e institucioneve shtetërore, ku fillimisht shërbeu si shef i Departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltar për inteligjencë i kryeministrit Agim Çeku. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera