Publikohet dosja e plotë me mbi 200 faqe nga Specialja për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 30 November 2020
Një dosje prej 235 faqesh, është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara në Hagë. Dosje kjo që përmbanë, vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte.
I njëjti vendim është marrë më 26 tetor të vitit 2020, por që është publikuar një muaj më pas, saktësisht më 30 nëntor (sot).
Në pikat e aktakuzës, për të cilat ish-krerët e UÇK-së i dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë, janë për vrasje, tortura e krime në fshtatëra të ndryshme si, Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Malishevë, Bajgorë, Volljakë, Drenoc etj.
Madje në gjithë këtë dosje, janë edhe datat, vendet dhe detaje të tjera.
Në pikën 142 të kësaj aktakuze, thuhet se “Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se materiali mbështetës tregon se, ndërmjet muajit Prill dhe fundit të Korrikut 1998, të paktën 13 individë u morën në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së në kompleksin e kazermave të ruajtura të UÇK-së me një shtëpi me katër dhoma, në dalje të Jabllanicës.
Pos kësaj, në bazë të konkluzioneve të nxjerra nga Dhomat e Specializuara, krime të tilla pretendohet se janë kryer në qendra të tjera të paraburgimit dhe në veri të Shqipërisë, kundër të paktën 392 individëve, nga prilli i 1998-s deri në gusht të 1999-s.
Të tjera
-
Baton Haxhiu: Për t’i fituar VV 51%, duhet të zhduken partitë tjera
Baton Haxhiu ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit në Pressing. Thotë se nëse ...
-
Qeni besnik pret çdo ditë të zotin tek dera e spitalit
Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut dhe padyshim ky është rasti i nj...
-
Fondi i qeverisë i pamjaftueshëm për kompensimin e dëmeve
Vërshimet e para dy javëve prekën shumë komuna të Kosovës. Për të gjithë a...
-
KEDS-i paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa qytete të Kosovës
Për shkak të punimeve të planifikuara, KEDS-i ka njoftuar se nesër, e hënë, n...
-
Pacolli tregon se ka folur dy herë me Thaçin në Haga, zbulon se si po kalon ish-Presidenti në burg
Kreu i ARK-së, Behgjet Pacolli ka treguar se si e kalon ish-presidenti Hashim...
-
Visar Ymeri: Haradinaj e ka shansin më të madh të jetë President
Analistët kanë komentuar për zgjidhjen e presidentit në emisioni “Debat...
-
Endrit Shala i reagon Abelard Tahirit: PDK ka harruar se kush ishin
Ish shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, njëh...
-
Duda Balje ironizon me sloganin e LDK-së: Duda. Dudë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka publikuar slloganin e ...
-
Arton Demhasaj: Situata shkon ne favor të Haradinajt përmes koalicionit të arrijë pozitën e presidentit
Analistët kanë komentuar për zgjidhjen e presidentit në emisioni “Debat ...
-
Mustafa: Në momentin që dështojmë ta zgjedhim presidentin, do të shkojmë në zgjedhje
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka paralajmëruar sh...
-
Vehbi Kajtazi: Vjosa Osmani nuk bëhet president, pozicioni i Haradinajt tani është ende më i qartë e më i fuqishëm
Analistët kanë komentuar për zgjidhjen e presidentit në emisioni “Debat ...
-
Vjosa Osmani paralajmëroi shkarkimin e Valdete Dakës, vjen reagimi i juristëve
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, mund ta shkarkojë kryesues...