Lajme

Publikohet çmimi i derivateve për 48 orët e ardhshme, kaq do të kushtojë nafta

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 16 October 2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.78 euro për litër, duke shënuar kështu ngritje për dy centë në krahasim me dje.

Derisa, çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë 1.41 euro për litër, si dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas ishte 0.74 euro për litër.

-Advertisement-

Këto çmime vlejnë për 16-17.10.2022 dhe hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 48 orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera