Lajme

Publikohet agjenda e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 16 September 2021

Takimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut pritet të ndodh gjatë ditës së enjte.

Zyra e kryeministrit Kurti ka publikuar agjendën, shkruan Gazeta Infokus.

“Mbledhjes i paraprinë takimi tête à тête midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ky takim planifikohet të zhvillohet në ora 11:00.Në ora 11:30-12:30 mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive”, thuhet në njoftim

-Advertisement-

E gjatë kësaj mbledhje priten të nënshkruhen disa marrëveshje.

“Në ora 12.30 fillon ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve/memorandumeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Pas mbledhjes, nga ora 13:30-14:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të mbajnë konferencë për media”, ka bërë të zyra e kryeministrit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera