Lajme

Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kjo është kalueshmëria

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 05 July 2021

Në të gjithë vendin 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta u janë nënshtruar provimit shtetëror të maturës, shkruan Gazeta Infokus

Ministria e Arsimit përmes një komunikate ka njoftuar se kalueshmëria  e këtij provimi për këtë vit është 68.43 përqind.

“Këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 përqind. Prej këtij rezultati, 68.36 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 69.47 përqind  në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 74.77 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gjithashtu nga MAShT kanë bërë të ditur se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera