Lajme

Publikohen pamjet e serbëve që blenë emblemat e UÇK-së në Prishtinë, një nga ta i dyshuar për lidhje me Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 28 February 2022

Tre serbë janë arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës.

Arrestimi i tyre është bërë pasi që të njëjtit ishin kapur duke blerë emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në njërin prej lokaleve në Prishtinë.

Pavarësisht arrestimit të tyre dhe hetimeve të gjata që janë bërë, Prokuroria Speciale e Kosovës vendosi që t’i lirojë ata pa kaluar 48 orë.

-Advertisement-

E lidhur me këtë së fundi reagim pati edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo e pa si të pavend vendimin e Prokurorisë, duke theksuar se njëri nga të arrestuarit në këtë rast dyshohet se pati lidhje edhe me Rusinë.

Lidhur me këtë Debat Plus sonte ka publikuar dhe video nga momenti kur këta të fundit hyn në lokal shikojnë uniformat dhe gjësendet e tjera.

Poashtu në këto video shihen edhe serbët bashkë me kosovarin nga Gjilani i cili thuhet ti ketë bartur ata me veturë nga pika kufitare tek Dheu i Bardhë për në Prishtinë.

Përpos tre serbëve të involvuar në këtë rast theksohet të kenë qenë edhe dy shqiptarë, njëri nga Gjilani e tjetri nga Prishtina./Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera