Lajme

Publikohen pamjet e para pas operimit të policit që u plagos në veri

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 09 December 2022

Janë publikuar pamjet e para pas operimit të policit Ekrem Neziri që u plagos mbrëmë në veri të vendit.Këto pamje janë publikuar përmes një postimi në Facebook nga mjeku Alban Shabani.

Mjeku ka thënë se Neziri siç është me plot vullnet e forcë për t’i shërbyer vendit, ashtu edhe i ka përballuar edhe plumbave të armikut.

“Shoku jem ashtu si’ç je plotë vullnet e forcë për ti shërbyer vendit ashtu i perballove edhe plumbave të armikut! Ne jemi afer teje tani ne këto momente sikur ti që je çdo ditë në mbrojtje të vendit e qytetarëve! Zoti i ruajt policinë e Kosovës”, ka shkruar Shabani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera