Lajme

Publikohen pamjen nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 28 May 2022

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Ferizaj është tronditur nga një vrasje e ndodhur. I vdekur ka mbetur G.H i moshës 30 vjeçare, derisa i dyshuar për vrasjen është Q.J (30).

G.H siç ka njoftuar Policia e Kosovës ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa Q.J është kapur në flagrancë me armë në dorë po ashtu në vendin e ngjarjes.

Siç ka njoftuar PK, i dyshuari nuk iu është bindur Policisë, dhe si rezultat derisa është kthyer kah zyrtarët policor me armë në dorë, ka nxitur reagimin e Policisë, ku edhe njëri nga policët ka shtënë në drejtim të tij duke e plagosur. Q.J është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtimin në QKUK.

-Advertisement-

VIDEO e publikuar nga Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera