Lajme

Publikohen pamje të rënda nga aksidenti në Kamenicë ku vdiq një 33-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 24 February 2023

Një person i moshës 33-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Po ashtu, siç është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tre persona të tjera kanë mbetur të lënduar.

“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33-vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan.” – ka thënë Osmani për IndeksOnline.

-Advertisement-

Ndërkohë, mediumi në fjalë ka publikuar pamje të reja nga aksidenti i rëndë, të cilat mund t’i ndiqni më poshtë.

Vlen të theksohet, se para dy ditësh në fshatin Koshare të Ferizajt, si pasojë e aksidentit rrugor vdiqën edhe katër persona të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera