Lajme

Publikohen pamje nga vendi ku u vra një person në Prishtinë e u plagosën dy të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 18 March 2023

Një person është vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një hotel në Dragodan të Prishtinës, e dy të tjerë janë plagosur.

Në media janë publikuar fotografi nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, shkruan Express.

gjuajt

Ndërkaq, vrasjen për Infokus e ka konfirmuar zëdhnësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

-Advertisement-

gjuj

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor.  Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera