Publikohen fotografi të Martin Berishajt me Kurtin e Konjufcën në ambiente shtëpie

Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 26 April 2022
Emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, u përmend në një skandal të raportuar financiar në Slloveni. Opozita ka kërkuar që ai të shkarkohet, por Qeveria dhe Presidenca i besojnë verisionit të ambasadorit, që u deklarua i mohoi akuzat dhe paralajmëroi padi ndaj televizionit slloven që raportoi.
Berishaj e kishte festuar në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje fitoren e jashtëzakonshme në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Në llogarinë e tij në Facebook, ai poston fotografi me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e mbështet.
Disa fotografi të tjera, në ambiente shtëpie, i ka publikuar sot anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta. Në njërën prej tyre, bashkë me ambasadorin Martin Berishaj, përpara një kuzhine, rreth një tavoline shihen edhe kryeministri Albin Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca.
“Si u bë që njeriu prej të cilit burojnë skemat konspiracioniste të mos ketë fije dyshimi në Martin Berishajn? Albin Kurti edhe shpjegimet gjeopolitike i ka të mbështetura në lidhje të shkurta konspirative. Shpjegimi më i besueshëm deri me tani është që Kurti i din dhe përfiton nga lidhjet biznesore dhe politike të Martinit. Kësi lidhje që përfundojnë duke e shfrytëzuar shfrytëzuesin. Kurti nuk është imun. Siç duket, këto lidhje e forca nuk janë edhe aq kundër Kurtit, sa për ta prishur miqësinë. E për Kosovën kush po lodhët?”, ka shkruar Rrusta.
Të tilla akuza kanë edhe partitë tjera opozitare, që e lidhin këtë skandal me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe e imlikojnë në të edhe kryeministrin.
Sipas televizionit slloven Planet TV, ambasadori kosovar kishte pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” 600 mijë euro nga dega në Beograd e kompanisë energjetike sllovene, “GEN-I”, e të cilat pretendohet se i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë politikanit slloven, Robert Golob.
Këto pretendime i ka mohuar Berishaj, duke paralajmëruar padi ndaj këtij mediumi. Presidenca i ka kërkuar raport dhe e ka ftuar për sqarime në Kosovë ambasadorin, pasi paraprakisht presidentja Vjosa Osmani ka thënë se i beson versionit që Berishaj e ka dhënë në Facebook.
Të tjera
-
Nënpresidentja amerikane ka një thirrje për përdorimin e armëve
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të nda...
-
Gjakovë: Gjyshe e mbesë rrihen mes vete
Policia të enjten ka arrestuar gjyshe e mbesë nga Gjakova, pasi që ishin rrah...
-
PDK thërret konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur sot konferencë për media, shkruan Gaz...
-
Vdekje e dyshimtë në Gjilan
Një person është dërguat pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit mëngjesin e së...
-
Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë
Policia ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private në Prishti...
-
Pamje/ Albin Kurti “pre” e truqeve me letra
Një magjistar letrash e ka shfaqur një video ku shihet teksa truqet e tij ia ...
-
Vdes një këmbësore në Pejë pasi goditet me veturë
Një grua ka humbur jetën pasi që ishte goditur me veturë të premten në fshati...
-
Putin merr vendimin e fundit për ushtrinë
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që heq kufirin e moshës ...
-
Aksident me fatalitet në Gjilan
Një grua ka ndërruar jetë të shtunën si pasojë e lëndimeve e marrë nga një ak...
-
Irani i tregon botës tunelet e mbushur me dronë vdekjeprurës
Gara e armatimit është “loja më në modë” e kohëve të fundit mes fuqive më të ...
-
Këto janë pamjet e rënda nga momenti i vrasjes së 30 vjeçarit në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e...
-
Humbë jetën një 17-vjeçare kosovare në Gjermani
Një 17-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka vdekur në Gjermani, pasi u godit n...