Lajme

Publikohen FOTO që “vërtetojnë se uraganet po krijohen nga dora e njeriut”

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 21 September 2017

Të jetë e mundur që NASA po luan me të vërtetë me motin në Tokë?

Sezoni i uraganeve këtë muaj në Karaibe e ka kthyer motin në një subjekt dominues në mbarë botën, raporton “World View”. Dëmtimi katastrofik është parë në Karaibe, ku ishuj të tërë u zhdukën nga fuqia e pabesueshme e nënës natyrë.

A është kjo punë e nënës natyrë, apo gjithçka është krijuar nga dora e njeriut?

-Advertisement-

Shumë teori komploti rreth kontrollit të motit që qarkullojnë në internet dhe thashethemet për kontrollin e motit nga qeveria janë bërë shumë popullore javët e fundit, shkruan Syri.net. “Ajo që konsiderohej si një arritje e pamundur, sot është e mundur falë eksperimenteve të gjata gjeo-inxhinierike që na kanë dhënë mundësinë për të kontrolluar motin”, tha një shkencëtar i njohur në një intervistë televizive me “CBSN News”.

Por 2 ditët e fundit interneti ka ‘vluar’ me teori për kontrollimin e motit, pasi NASA ka publikuar disa foto të uraganeve “Maria”, “Jose” dhe “Irma”. Sipas tyre, në fotot e publikuara duken qartë vija të mëdha ajrore që dalin nga brigjet detare. Rrjetet konservatore amerikane shkruajnë se ndikimi i këtyre valëve në formimin e reve është i qartë dhe shumë i dukshëm.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera