Publikohen detaje të reja për aferën Berishaj, Prava: Si i tërhiqte ambasadori paratë nga GEN-i në Beograd
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 24 January 2023
Afera e Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, vazhdon të jetë temë e nxehtë edhe në Slloveni. Mediumi slloven, Prava së fundmi ka shkruar sërish për disa të dhëna që raportohet se shërbejnë si dëshmi për implikimin e Berishajt në sakndalin e madh financiar që prek tri shtete dhe që lidhet edhe me kryeministrin aktual të Sllovenisë, Robert Golob
Prava raporton se dëshmitarë bankare, të një prej bankave në Kosovë dëshmojnë se Berishaj ka shërbyer si mushkë financiare e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.
Që nga prilli i vitit të kaluar u raportua për rreth dy milionë euro, të pranuara nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në emër të kompanisë së tij, MB Consulting. Tani, mediumi slloven shkruan se kanë marrë prova se dy operacione afatgjata bankare ishin zhvilluar parlelisht midis GEN-I Beograd dhe kompanisë së Martin Berishajt.
Njëri ka ndodhur në Mal të Zi, ndërsa për të dytin dëshmuan dokumentet e zbuluara më vonë. Mediumi slloven citon edhe mediat në Kosovë si Paparaci e Reporteri për një tjetër operacion të zbuluar.
Sipas Prava-s, rezulton se kompania MB Consulting në fakt e ka origjinën nga Kosova. Këtë e dëshmojnë deklaratat bankare të degës një banke në Prishtinë. Dëshmi për këtë janë transaksionet bankare nga GEN-I Beograd në kompaninë MB Consulting në vitet 2021 dhe 2022. Ju do të vini re se Martin Berishaj ka tërhequr shuma parash dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditë pas shumës të transferuar nga dega serbe e GEN- I në Beograd, raporton Prava, përcjell Gazeta Express..
Gjatë kësaj kohe, nga GEN-I Beogradi janë transferuar pak më shumë se një milion e gjysmë euro në vitet 2015-2022 dhe Berishaj ka shumë të ngjarë të ketë grumbulluar 1,392,245.1 euro me transaksione nga viti 2021 dhe 2022. Për më tepër, pas ekzaminimit të kujdesshëm të datave, Prava thotë se zbuloi se më 10 maj 2019, filiali GEN-I Beograd ia transferoi më shumë se 20 mijë euro kompanisë së Berishës në Kosovë dhe 24 mijë euro filialit të Berishës në Mal të Zi. Kjo për të njëjtin person për të njëjtin shërbim të ofruar në të njëjtën datë në dy kompanitë e tij.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, së fundmi përmes Facebook-ut i bëri disa deklarime pafajësie, duke thënë se s’është pronar i asnjë kompanie dhe se nuk e njeh kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...






























