Lajme

Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 30 June 2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

Sipas këtij vendimit, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1 euro e 86 centë, për benzinë 1 euro e 75 centë duke u ngritur për një cent nga dita e djeshme, derisa për gaz është 78 centë.

Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë.

-Advertisement-

Ky vendim është marrë bazuar në Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Nafrës dhe Katrburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera