Lajme

Publikimi i rastit “Alfa”, reagime dhe përkrahje

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 12 February 2018

Rasti “Alfa” i publikuar ditë më parë, ku për herë të parë në publik u shfaq videoja me pamjet e atentatit ndaj policëve ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Mbrëmë edhe gazetarja Lupevska në emisionin “KOD” e shfaqi këtë material duke aluduar në pafajsinë e të burgosurve që aktualisht vuajnë dënimin e përjetshëm. Gjatë ditës së djeshme edhe kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” ku hapur ka dalur në përkrahje të zbardhjes së të vërtetës për ketë rast. Zonja Halimi vjen nga rradhët e LSDM-së, parti kjo që ka premtuar se do të rishqyrton të gjitha rastet e dyshmta.

Kujtojmë që ky rast u bë publik nga gazetarja Liridona Vejseli e cila u cenzura shkaku i ndjeshmërisë së materialit, por që arriti që nëpërmjet profilit të saj privat në “Facebook” të bën bujë të madhe në opinion. Janë më mijëra njerëz që e kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale këtë rast, dhe tashmë është shndërruar në tëmën më të përfolur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera