Publicisti i njohur: Amerikanët do të insistojnë ta bëjnë Vlora Çitakun presidente
Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 17 November 2020
Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi konsideron se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është i domosdoshëm në të gjitha proceset që ndodhin në Kosovë. Ai beson se SHBA-ja mund ta vë në dukje rolin e saj edhe në zgjedhjen e presidentit të ri në Kosovë, por edhe në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai beson se SHBA mund të insistojë që ta bëjë Vlora Çitakun presidente të Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Maliqi beson se mundësitë e daljes nga situata aktuale politike e pafavorshme tashmë janë diskutuar në mesin e liderëve politikë në Kosovë, dhe mbetet të bihet dakord për zgjedhjen e një presidenti të ri ose zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen në pranverë.
“Në një farë mënyre, Haradinaj deri më tani ka shantazhuar qëndrimin në qeveri duke u nominuar për president, por nuk e di nëse do të kalojë ai opsion. Unë nuk e përjashtoj pjesëmarrjen e amerikanëve në këtë proces, ata ndoshta do të insistojnë që të jetë një person që nuk është politikan ose i lidhur drejtpërdrejt me strukturat që tani akuzohen. Ndoshta ata do të insistojnë që të jetë Vlora Citaku presidente”, ka thënë Maliqi për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.
Ai beson se është mjaft e sigurt që do të ketë një ngërç në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, por se pyetja e vetme është se kush do të jetë fajtori për bllokimin e dialogut.
“Të dy palët kanë frikë se do të dalin fajtorë, por do të jetë një garë e vdekur që do të heqë dorë nga dialogu më shpejt. Mendoj se dialogu do të ndalet për një kohë, edhe ashtu ishte në krizë. Do të duhet pak kohë që situata të zbardhet, por në parim, dialogu duhet të vazhdojë. “Pala kosovare do të jetë pak më e vendosur për disa çështje, se dialogu duhet të ketë një formë që të çon në dokumentin përfundimtar,ose ajo do të refuzojë ta vazhdojë dialogun, por ata sigurisht do të jenë të kujdesshëm”, ka theksuar Maliqi.
Edhe në këtë rast, Maliqi thekson rolin e amerikanëve, pa të cilët dialogu nuk do të mund të vazhdojë.
“Edhe një herë, amerikanët do të luajnë një rol kryesor. Ne duhet të presim deri në janar që dialogu të vazhdojë nën një ndërmjetësim të ri, sepse pa Amerikën, dialogu zakonisht nuk pati sukses”, u shpreh Maliqi.
Të tjera
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...