Lajme

PSP gjithnjë e më pak kohë për aktakuza

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 17 June 2017

Ekspertët juridik vlerësojnë se PSP-ja duhet do të arrijë të përmbyll rastin “Target” që ka të bëjë me përgjimet, brenda afatit ligjor i cili skadon në fund të qershorit. Juristi Aleksandar Tumanovski dhe gazetari Sashe Dimovski, të ftuar në emisionin 360 gradë në Alsat thanë se mandati i PSP-së duhet të vazhdohet, pasi periudha kohore e veprimit të saj për ngritjen e aktakuzave dhe përmbylljen e lëndëve të caktuara nuk ka qenë e mjaftueshme.

 

Eksperti i së drejtës penale Andrej Bozhinovski thotë se lënda “Target” është burim i të gjithë hetimeve tjera që janë pjesë e bombave, dhe se afati i Speciales nuk do të ishte i përmbushur nëse nuk do përmbyllej lënda “Target”.

-Advertisement-

Në lëndën “Target” të dyshuar janë 10 persona. Mes tyre është edhe ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe ish ndihmësi i tij Goran Grujevski. Prokuroria Speciale ata i ngarkon se pa urdhër gjyqësor, në mënyrë ilegale, kanë përgjuar politikanë, biznesmenë dhe gazetarë, ndërsa cak i tyre kanë qenë edhe ish ministrat e OBRM-PDUKM-së. Sipas dëshmive që i siguroi Janeva, të gjitha përgjimet janë bërë ilegalisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera